Në stomak iu gjetën 5 pako me drogë, humb jetën 44-vjeçari serb teksa ishte me pushime në Korfuz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2024, 16:38
Një 44-vjeçar serb ka humbur jetën në Greqi dhe shkak ishin 5 pako me drogë që iu gjetën në stomak.
44-vjeçari, i cili ndodhej me pushime në jug të Korfuzit dhe u gjet i pajetë në shtëpinë ku po qëndronte.
Ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se i janë gjetur në stomak 5 pako plastike me një lëndë narkotike në pluhur, me ngjyrë të bardhë, ndoshta kokainë dhe me peshë 83 gram.
Sipas mjekëve, paketimet plastike nuk ishin plotësisht hermetike kur ai i gëlltiti, me rezultat që pas gëlltitjes ato të fryheshin dhe të çonin në ileus dhe thithjen e lëngut gastrointestinal në mushkëri.
Mjeku ka njoftuar menjëherë organet e policisë, të cilat kanë konfiskuar pesë pakot. Rastin po e heton Prokuroria për Narkotikë.
