Haradinaj vijon akuzat ndaj Kurtit, kreu i AAK-së: Kurti është shkaktar i krisjes së marrëdhënieve me Shqipërinë
Akuzat e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ndaj Kryeministrit Albin Kurtit vijojnë.
Për Ekonomia Online, Haradinaj cilësoi kreun e qeverisë si shkaktarin që solli, sipas tij, krisje të marrëdhënies mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Duke dhënë, rastin e heqjes së pensioneve për luftëtarët shqiptarë që morën pjesë në luftën e viteve 98-99, Haradinaj akuzoi Kurtin si rekrut të Serbisë.
‘’Kurti nuk ka lënë asnjë element që do ti kishte forcuar shqiptarët pa e dëmtuar. Rrin në Paris me krejt suitën e vet, dhe vetëm gjatë qëndrimit në Paris mundeti me I pagu pagat e minatorëve’’, tha Haradinaj.
Vendimet e Kurtit për Haradinajn janë mission nga shteti serb.
‘’Edhe financimet i ka të dyshimta. Finacimet i ka, transaksionet nga Serbia’’, tha Haradinaj.
Kritikat opozitari kishte dhe sa i përket pagave në Kosovë. Duke e krahasuar me Shqipërinë, Haradinaj u shpreh se qeveria duhet t’i kushtojë më shumë shifrës së pagës mesatare në Kosovë.
