VIDEO/ Dy gola në dy ndeshjet e para, Arbër Hoxha e nis “zjarr” kampionatin me Din.Zagreb

Arbër Hoxha i cili la përshtypje mjaft pozitive pavarësisht minutave të pakta në Europian me Shqipërinë, e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri me Dinamo Zagreb.

Sulmuesi kuqezi ka shënuar në të dy javët e para të kampionatit kroat, teksa goli i radhës erdhi mbrëmjen e sotme në ndeshjen që Dinamo Zabreb po barazon 1-1 ndaj Osijek.

Dhe të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit në minutën e 10-të me anë të Pedro Limës, ddërkohë për barazimin mendoi sulmuesi shqiptar.

Në minutën e 21-të të ndeshjes, pasi mori një pasim në qendër ai u shfaq rrufeshëm para portierit kundërshtar dhe i kaloi topin mes këmbëve këtij të fundit, për të barazuar rezultatin në 1-1.