Shqipëria 2 medalje në Lojërat Olimpike, Prokopi: Suksese të rëndësishme por edhe me fat

Gazetari, Mantho Prokopi në një intervistë në Ora News u shpreh se fitmi i dy medaljeve  nga dy mundësit Valiev dhe Dudaev në Lojrërat Olimpike është një arritje historike për Shqipërinë.

Prokopi: Në fakt është arritje historike.

Arritje historike që ka filluar që ditën e djeshme me mundësin Valiev që mundi të marrë medaljen e bronzit.

Më pas edhe ditën e sotme me Islam Dudaev, pra kemi marrë dy medalje olimpike që janë medaljet e para në historinë e sportit olimpik shqiptar që ka një aventurë të gjatë në Lojrërat Olimpike.

Arritëm suksese që janë të rëndësishme, por do ti cilësoja edhe me fat pasi të dy sportistët tonë përfituan nga represazhi, e cila është një mundësi e dytë që u jepet mundësve që pasi eliminohen në një sfidë të caktuar në rast se ai kundërshtar që i ka eliminuar kualifikohet për në finale, çdo myndës që është mposhtur nga ky sportiest finalist vazhdon garën për medaljen e bronztë.