Volejboll për femra/ Kombëtarja e Italisë fiton medaljen e artë

Kombëtarja e Italisë në volejboll për femra fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Vajzat e udhëhequra nga legjendari dhe uniku Julio Velasco dominuan finalen e madhe përballë SHBA.

Italia fitoi 3-0 (25-18, 25-20, 25-17), duke e merituar plotësisht fitoren dhe fitimin e medaljeve të arta.

Paola Egonu shkëlqeu me 22 pikë, duke u shpallur volejbollistja më e mirë e finales.

Ndërkohë që në formë të mrekullueshme u shfaqën edhe Danesi, Sylla, Antropova, Bosetti dhe të gjithë vajzat e tjera.

Kombëtarja e kaltër humbi vetëm një set gjatë gjithë Olimpiadës – rekord – teksa shkroi historinë, duke i dhuruar Italisë të artën e parë në volejboll për femra.

Festë edhe për trajnerin Velasco, të cilit i mungonte vetëm medalja e artë në Lojërat Olimpike në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Sukses që e shijoi në kryeqytetin francez.