Del jashtë kontrollit zjarri në kurorën e Liqenit të Zi. Tymi mbulon Bulqizën

Zjarri në Malin e Tërnovës, në Bulqizë, i cili ka qenë aktiv prej 10 ditësh, ka marrë përmasa të mëdha.

Për pasojë, janë djegur qindra hektarë me pyje, ndërsa dyshohet se është i qëllimshëm dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Flakët po favorizohen nga era, teksa zjarrfikësit po ‘luftojnë’ për lokalizimin.

Mësohet gjithashtu se është kërkuar ndërhyrje nga ajri. 

Ndërkohë një tjetër vatër zjarri është në malin e Qafë Shtamës ku po punohet nga toka për të shuar flakët, ndërsa zjarri ndihmohet nga era dhe temperaturat shumë të larta.