Dy aksidente dhe dy të vdekur në 5 minuta në dy vendndodhje të ndryshme në vend

Dy aksidente me pasojë vdekjen janë shënuar në pak minuta diferencë kohore në dy vendndodhje të ndryshme në vend.

Aksidenti parë raportohet se ka ndodhur në aksin rrugor Fier - Seman në fshatin Topojë.

Ka qenë ora 10:50 të së dielës  kur një automjet tip “ Benz” I drejtuar nga një shtestas I identifikuar me incialet A. M., êshtë përplasur me një motor duke i shkaktuar dëmtime të rënda drejtuesit të tij, Vladimir Sema.

 64- vjecari sena nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje mbërriti edhe policia me grupi hetimor, e pas kryerjes të veprimeve proceduriale për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti vdekjeprurës ka arrestuar edhe drejtuesin e Benzit deri në sqarimin e rrethanve të ngjarjes.

Ky aks rrugor gjatë verës ka një fluks të madh automjetesh të cilat i drejtohen bregdetit dhe jo në pak raste aksidentet kanë qënë me pasoja fatale.

Ndërkohë, vetëm 5 minuta më pas, rreth ores 10:55  raportohet viktIma e dytë.  Ai është 66-vjeaçri Rasim Shabaj, I cili po lëvizte me motorçikletë në aksin rrugor Koplik-Bajzë kur u përplas nga një automjet.

Policai njofton se drejtuesi i automjetit, shtetasi L. M., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.