VIDEO/ Zjarr edhe në rrugën nacionale Elbasan - Rrogozhinë, pranë një karburanti dhe biznesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2024, 07:42
Një tjetër zjarr ka rënë mbrëmjen e së shtunës në vend, këtë radhë në afërsi të rrugës nacionale Elbasan –Rrogozhinë, në fshatin Gjoca.
Zjarri ka rënë pranë një karburanti dhe një biznesi dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit.
Nuk dihen ende arsyet e shpërthimit të këtij zjarri.