FOTO/ Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen dy makina, dy të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2024, 16:52
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, në afërsi të fshatit Xibrakë.
Si pasojë e këtij aksidenti, raportohet se janë lënduar lehtë dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Elbasanit.
Dy makinat e përfshira në aksident, kanë dëme të konsiderueshme.


