''Mos hajde ktej ke 6 civila, ki kujdes me bostanin, hiqe''/ Zbardhen bisedat e grupit që kultivonin kanabis në Shkodër

Në operacion e policisë dhe SPAK të koduar ''Vallas'' ku në masë sigurie u lanë 12 persona janë zbardhur dhe komunikimet mes grupit të trafikanteve të drogës.

Kështu në bisedat që ato bëjnë në Whatsapp dhe Signal ata bisedonin për operacione e policisë së shtetit në fshatin Vallas.

Në vijim te bisedes me interes per hetimin rezulton një bisede e kryer midis shtetasit Ardjan Tahirit dhe shtetasit me emrin Misi, pra, Ermis Sela.

Ardjani: Ca ban?
Misi: He i tu shpi ti?
Ardjani: Hic ma pun. A ke marr vesht.
Misi: ca duket.
Ardjani: keq. Po edhe djali i nuhit kerkim Remi.
Misi: Kur ke kohe me pi kafe 5 min Nsr.
Ardjani: ka na mos me ardh hic se jan nejt civila.
Misi: Ok.
Ardjani: Per me kap Remin Thuj dhe Oltit.
Misi: Po mir.
Ardjani: Vec nelt.
Misi: Nrregull.
Ardjani: Se par erdhinji makin 6 vet, tan civila.
Misi: Po mir ma nihna nsr.
Ardjani: Ok. Mese ke bostan ne Obot kujdes (duke ninkuptuar bime narkotike)
Misi:Nrregull
Misi: Ca duket.
Ardjani: Keq.
Misi: Pash zotin.
Ardjani: Prz.
Misi: Ca eshtë tesh?
Ardjani: Kan kap nji knej ka na.
Misi: Po kur?
Ardjani: Dje Blerim e Avnis.
Misi: Mos ja grpt.
Ardjani:Po edhe djali i Nuhit. Kerkim. Remi.
Misi: Kur ke kohe me pi kafe 5 min.
Ardjani: Mir. Ka na mas me ardh hic se jan tu nejt civila. se par erdhi nji makin. 6 vet. Tan civila.
Misi: Po mir ma. Nihna neser.
Ardjani: Ok. Mese ke bostan ne obot kujdes.
Misi: Në rregull.