Dhunuan dy persona, procedohen të rinjtë në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2024, 18:24
Dy persona janë proceduar penalisht për veprën penale të dhunës në Shkodër.
Policia thotë se në pranga kanë përfunduar dy të rinj, të cilët dyshohet se kanë dhunuar dhe kanë goditur me grushte dy persona të tjerë.
Grupi hetimor ka nisur punën dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave.
''Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasit E. R., 29 vjeç dhe E. A., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte një 57-vjeçar dhe një 18-vjeçar'', thuhet në njoftimin e policisë.
