Aksident me një të plagosur në Shkodër

Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:45 në lagjen “Ndoc Mazi”.

Drejtuesi i mjetit, 46 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues një 56-vjeçar, ku për pasojë është lënduar ky i fundit.

Mësohet se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.