Instituti i Shëndetit Publik jep alarmin: Kujdes nga mushkonjat! Mbroni veten nga virusi i Nilit!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2024, 09:03
Instituti i Shëndetit Publik ka dalë sot me këshilla të tjera për qytetarët se si të mbrohen nga virusi i Nilit Perëndimor.
Mos harroni. Virusi i Nilit Perëndimor nuk përhapet nëpërmjet prekjes. Megjithatë respektoni masat higjeno-sanitare si më poshtë:
- Shmangni kontaktin me duar të zhveshura kur trajtoni ndonjë kafshë të ngordhur.
- Nëse po hidhni një zog të ngordhur, përdorni doreza ose qese plastike për ta vendosur trupin e pajetë në një kosh plehrash.
- Ndiqni gjithmonë udhëzimet për gatimin e plotë të mishit.


