Aksident me dy të plagosur në aksin Korçë-Pogradec
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2024, 09:58
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Korçë-Pogradec, pranë Maliqit.
Mjeti "Nissan", i drejtuar nga shtetasi F.M. ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një fushë pranë. Për pasojë të plagosur kanë mbetur F.M. dhe një pasagjer që ndodhet në mjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
