Hoxha me Ambasadoren e Polonisë në Golem: Siguria, detyra jonë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha bashkë me ambasadoren e Polonisë kanë vizituar Golemin.

Hoxha gjatë vizitës së tij theksoi se siguria e pushuesve është detyra jonë

Postimi:

Sezoni turistik po kulmon dhe jo vetëm portet, aeroporti, akset kombëtare janë të tejmbushura nga turistë vendas e të huaj, por kryesisht zonat bregdetare janë plot me pushues. Detyra jonë, teksa të tjerët pushojnë është të sigurojmë siguri maksimale për ta.

Në plazhin e Golemit, merr jetë një ide e projektit të mbështetur nga ambasada e Polonisë në Tiranë, për të vendosur disa pajisje shpëtimi, që përdoren nga kushdo.

Pajisja quhet #StendaeJetës dhe përfshin kamerdare shpëtimi, një sistem sinjalizimi zanor dhe sistem ndriçimi të integruar, që alarmon duke tërhequr vëmendjen e pushuesve në rast rreziku për jetën e një qytetari në ujë.

Isha së bashku me Albanën, ambasadoren e Polonisë në Tiranë, Drejtorin e Përgjithshëm të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, si dhe strukturat policore, të shëndetësisë, bashkisë dhe shoqatës vullnetare AFPRA, për të vënë në jetë këtë nismë.