VIDEO/ Trofeu ngec në kabllot e energjisë elektrike, lojtarët rrezikojnë jetën gjatë festimeve për titullin historik
Një skuadër futbolli paraguaiane i shpëtoi mrekullisht rrymës elektrike pasi fitoi titullin e parë të kampionat në gati 100 vjet.
Libertad de Pirayu siguroi kurorën e tyre të parë të Pirayutense në 94 vjet të shtunën e kaluar me një fitore 5-4 ndaj Club Cerro Porteno Taba’i.
Libertad organizoi një paradë me autobusë të hapur për të festuar arritjen e tyre monumentale.
Ata festuan të gëzuar në bordin e autobusit, duke valëvitur flamuj dhe duke kërcyer lart e poshtë me trofeun.
Por festimet për pak sa nuk përfunduan në tragjedi kur trofeu ngeci në kabllot e energjisë elektrike.
Pamjet e incidentit pothuajse fatal u bënë virale dhe treguan trofeun duke ndezur ndërsa varej nga linjat e energjisë elektrike.
???? Scary moment for Paraguayan lower-league side Libertad de Pirayú as their league trophy gets tangled in power lines!
— The Sportsman (@TheSportsman) August 6, 2024
Luckily no one was injured...pic.twitter.com/9bsDHghYfX
