Frymëmarrje lehtësuese për Barçën, Dani Olmo kalon testet mjekësore
Para nënshkrimit me Barcelonën, Dani Olmo iu nënshtrua testeve të thelluara mjekësore këtë mëngjes për të vlerësuar gjendjen e shpatullës së majtë, të cilën e ka operuar gjashtë muaj më parë, dhe të gjurit të tij të djathtë.
Sipas asaj që raporton “AS”, kampioni i Evropës ka kaluar testet dhe tashmë po përgatitet të bëhet një lojtar i ri për katalanasit.
Mesfushori do të vendosë firmën e tij në një kontratë që skadon në vitin 2030, duke qenë se ekzaminimet mjekësore ishin pengesa e fundit e mundshme në rrugën drejt Barcelonës.
Gjashtë muaj më parë, ai iu nënshtrua një operacioni për një dëmtim të rëndë intraklavikular në shpatullën e tij të majtë dhe gjithashtu pati lëndime të përsëritura në gjurin e tij të djathtë, aspekte që nuk i bindin plotësisht drejtuesit e “Blaugranave”.
Testet që iu nënshtrua fillimisht në spitalin e Barcelonës dhe më pas në Ciutat Esportiva i qetësuan të gjithë.
Lojtari është rikuperuar plotësisht nga të dy lëndimet dhe është 100% i disponueshëm për Hansi Flick.
Dani Olmo do të prezantohet zyrtarisht këtë të premte si lojtari i ri i Barcelonës dhe të shtunën në mëngjes do të stërvitet nën drejtimin e Hansi Flick në Ciutat Esportiva.
Do të jetë edhe momenti kur ai do të ribashkohet me shokët e tij të skuadrës, Ferran Torres dhe Lamine Yamal, pas fitimit të Kampionatit Evropian me ta, në Gjermani.
