Janë bërë virale pamjet e të dashurës së brazilianit Endrick…

Gabriely Miranda është partnerja e Endrick dhe imazhet e saj me fanelën e dytë të Real Madridit janë bërë virale. Gabriely Miranda ka pozuar me bluzën portokalli me emrin dhe numrin e Endrick. Disa imazhe që kanë bërë që tifozët e Real Madridit të bien në dashuri.

Gabriely Miranda, 24 vjeç. Ajo ka pozuar edhe me fanelën e parë të Real Madridit. Këtë e bëri në ditën e debutimit të Endrick me skuadrën e bardhë në një miqësore në Shtetet e Bashkuara.

Partnerja e Endrick udhëtoi për në Çikago për të mbështetur lojtarin, siç bëri edhe në prezantimin e tij në ‘Santiago Bernabéu’. 

Modelja  ka punuar me marka të rëndësishme në botën e modelingut. Përveç kësaj, ajo është një fanse e madhe e Palmeiras dhe kjo e ndihmoi të takonte Endrick dhe të fillonte lidhjen e tyre. 

Janë bërë virale pamjet e të dashurës së