“Buzëqesh” Ancelotti, Mbappe nis stërvitjen për Superkupën e Europës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2024, 15:08
Carlo Ancelotti ka një motiv më shumë për të buzëqeshur në këtë prag sezoni, pasi ylli francez Kylian Mbappe ka përfunduar pushimet dhe ka nisur stërvitjen me ekipin.
Bashkë më Mbappe në kampin madrilen janë rikthyer Aurelien Tchouameni, Edouardo Camavinga, Ferlan Mendy, Fede Valverde, Jude Bellingham, Dani Carvajal dhe David Alaba.
Tifozë të shumtë të Real Madrid ishin mbledhur që herët për të ndjekur seancën e parë stërvitore në shtëpi pas turit amerikan të “Los Blancos”, por edhe për të marrë autografe nga sulmuesi francez.
Mbappe pritet që për herë të parë me fanellën e Realit të zbresë në fushë për sfidën me Atalantën, për Superkupën e Evropës që do të luhet më 14 gusht në Varshavë.

