Spanjë/ Dyshohet se ndihmoi liderin separatist Carles Puigdemont të arratisej, arrestohet polici katalanas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2024, 16:33
Një anëtar i Mossos, i policisë katalanase, i dyshuar se ka ndihmuar liderin separatist Carles Puigdemont të arratiset sërish pasi mbajti një fjalim të shkurtër sot në Barcelonë, është arrestuar, tha policia lokale.
Sipas shtypit spanjoll, oficeri i policisë është pronari i makinës në të cilën udhëtonte Carles Puigdemont.
Ndaj Puigdemont ka një urdhër arresti të lëshuar për rolin e tij në përpjekjen për shkëputjen e Katalonjës në vitin 2017.