Shkollat daneze rregulla strikte për përdorimin e telefonit nga nxënësit, bllokojnë edhe faqet e internetit
Shkollat e mesme daneze po bllokojnë faqet e internetit që u lejojnë studentëve të aksesojnë në rrjetet sociale ose blerjet online.
Ai argument është dhënë përpjekja për t'i ndihmuar të përqendrohen në mësim.
Ministria Daneze e Arsimit, ka nxjerrë rekomandimet e reja në prag të vitit të ri akademik, që përfshijnë disa rregulla më strikte për paraqitjen në bankat e shkollave.
Një ndër to është edhe minimizimi i kohës që ata kalojnë në aparatin e tyre celurar i cili i shpërqëndron dhe ul performancën e tyre në mësime.
Rregulli kryesor në fuqi është se duhet të dorëzojnë celularët e tyre në fillim të orëve të mësimit për ti rimarrë në përfundim.
Megjithatë disa nxënës të shkollave të mesme nga Kopenhagen mendojnë se kjo lëvizje nuk do të sjellë ndonjë ndryshim të menjëhershëm në jetën e përditshme.
Danimarka kohët e fundit pilotoi një numër shkollash pa detyra shtëpie, të cilat të gjitha raportuan një rënie të shkallës së braktisjes së arsimit dhe një rritje të notave të përgjithshme, por pavaërësisht rezultateve vendimi nuk është detyrues.
