“Great Barrier Reef”/ Rrezikohet sistemi i koraleve! Ujërat detare më të ngrohta në 400 vjet
Temperaturat e ujërave detare në sistemin më të madh në botë të shkëmbinjve koralorë në Australi e njohur si “Great Barrier Reef”, kanë arritur ngrohtësinë më të lartë të shënuar në 400 vite. Gjetjet e reja po sjellin shqetësimin e çudisë natyrore nëse duhet klasifikuar si fenomen që rrezikon jetën nënujore.
Gjetjet e reja rreth nxehtësisë rekord në sistemin më të madh të shkëmbinjve koralorë, ‘Great Barrier Reef’ ka sjellë debatin nëse fenomeni natyror duhet klasifikuar si rrezik.
Sipas studimit, temperaturat e ujërave rreth Great Barrier Reef janë rritur në nivelin më të lartë në 400 vjet.
Nxehtësia "e paprecedentë" në sipërfaqen e detit rreth mrekullisë natyrore po shkakton ngjarje gjithnjë e më të shpeshta të zbardhjes masive që po e vënë atë në rrezik.
Barriera e Madhe është sistemi më i madh i shkëmbinjve koralorë në botë dhe u jep jetë llojeve të ndryshme detare, nga balenat dhe delfinët deri te 1500 lloje peshqish dhe breshkash të rrezikuara.
Ai u rendit si një site i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në 1981 dhe ndihmon në tërheqjen e turizmit të madh në Australi.
Ujërat kanë qenë kaq të ngrohtë vitet e fundit sa koralet e stresuara - të cilat janë shtylla kurrizore e shkëmbinjve - dëbuan algat shumëngjyrëshe, simbiotike që jetojnë brenda tyre.
Studiuesit shpresojnë se UNESCO do të rishqyrtojë vendimet e saj për të ndërmarrë veprime më të forta klimatike dhe një përpjekje për mbrojtjen e shkëmbinjve nënujorë.

