Biden: Nëse Trump humbet zgjedhjet nuk jam i sigurtë që do të ketë transferim paqësor pushteti
Presidenti Joe Biden tha se ai “nuk është aspak i sigurt” se do të ketë një transferim paqësor të pushtetit nëse ish-presidenti Trump humbet zgjedhjet e ardhshme.
Në intervistën e tij të parë që nga dalja nga gara e vitit 2024, Biden u pyet nga CBS News nëse ai ishte i sigurt në një tranzicion paqësor pas trazirave të Capitol Hill që shpërthyen më 6 janar 2021.
“Nëse Trump humbet, unë nuk kam fare besim”, i tha Biden, Robert Costa të CBS në klipin paraprak, pasi gabimisht tha se nuk do të kishte besim “nëse Trump fiton”.
Kjo shënon intervistën e parë të Biden që kur ai njoftoi se nuk do të kërkonte më rizgjedhje më shumë se dy javë më parë.
Biden u përball me thirrje të përhapura për t’u tërhequr nga gara pas performancës së tij katastrofike të debatit, e cila i bëri demokratët të shqetësoheshin për perspektivat e tyre presidenciale ndërsa ai u godit në sondazhe.
Harris njoftoi të martën se ajo zgjodhi guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, si kandidat të saj për zv.President, dhe dyshja do të përballet me Trumpin dhe zëvendësin e tij, Senatorin JD Vance nga Ohio, në nëntor.

