Arrestohet në Shëngjin Noizy dhe Dj Crax, u përfshinë në sherrin e dhunshëm ndaj tiktokerit

Arrestohet Noizy dhe Dj Crax, pasi ishin shpallur në kërkim për një sherr masiv në Pejë. Policia e Kosovës para disa ditësh kërkoi ndihmën e qytetarëve për kapjen e Noizyt dhe mikut të me tij Bekim Hardergjonajn.

Rigels Rajku, u arrestua mbrëmjen e së martës nga policia e Lezhës në zonën e Kunes në Shëngjin. Sipas burimeve, reperi u ndalua nga një postobllok policie, teksa po shkonte për të performua në një klub nate.

Pas ndalimit, Noizy është dërguar në Tiranë ku edhe do t’i nënshtrohet procedurave ligjore.

Reperi u arrestua në Shëngjin, së bashku me Dj-in e tij, DJ Crax. Ata u arrestuan nga Euro Fast Shqipëria pasi Kosova lëshoi urdhër-arrest për ta.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, po ashtu ka shpallur në kërkim edhe DJ e reperit Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax si dhe reperin Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Këngëtari dhe DJ i tij u kërkuan nga autoritetet kosovare pas sherrit të ndodhur në Pejë, në përfundim të koncertit të tyre, ku tiktokeri Medi Iseni u rrah brutalisht.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar "Fast".

Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia "FAST Albania" në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.

Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor "Fast", kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina.

Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë.