Zjarr në fshatin Shtëpëz të Gjirokastrës, flakët rrezikuan edhe një bujtinë

Fushat pranë fshatit Shtëpëz në Gjirokastër janë përfshirë ditën e sotme nga flakët, të cilat kanë rrezikuar edhe zonën e banuar përreth.

Nga flakët është rrezikuar edhe një bujtinë.

Raportohet se menjëherë në vendngjarje janë nisur dy automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Sakaq, raportohet se zona e banuar nuk u dëmtua, ndërsa ende nuk dihen arsyet që shkaktuan zjarrin.