Krimi në familje, Binjaku: Dhuna nuk po kursen bashkëshorten, nëna e motra...Nuk është më një episod
Ditën e sotme, në studion e lajmeve në "Ora News", ishte e ftuar sociologia Entela Binjaku, për të folur për krimin në familje.
"Për fat të keq, krimi brenda mureve të shtëpisë nuk është më një episod, por është shndërruar tashmë në një dukuri të vërtetë dhe nuk ka kursyer bashkëshorte, nëna, motra, vajza të familjeve shqiptare.
Historia e fundit, është një histori tragjike sepse shikojmë se menjëherë një kështjellë siç është familja, sado e vogël të jetë, është rrënuar tërësisht me dy kryefamiljar që nuk jetojnë më dhe me djalin e familjes që duhet të vuaj dënimin brenda institucioneve të izolimit.
Tek unë kjo ngjarje erdhi njësoj si tek shumë qytetarë të tjerë, të cilët kur mendojnë se dëgjojnë gjithçka nga një ngjarje që ka në qendër krimin në familje, iu vjen sërish nëpër mediave një ngjarje tjetër, që bën sikur harrohet ajo e mëparshmja sepse kjo që ndodh është edhe më e dhimbshme, më tragjike", tha Binjaku.
