Sociologia “skanon” vrasjet në familjen në Konispol, Binjaku: Mungesa e besimit në institucioneve sjell në fatkeqësi

Krimi brenda familjes në vendin tonë duket si një fenomen i cili vështirë të zhduket në të ardhmen e afërt.

Sociologia Entela Binjaku pë “Ora News” shprehet se vështirësitë e jetës, por dhe largimi i fëmijëve në emigrim shoqërohet me sjellje agresive dhe shton konfliktet.

Shprehet se brezi që ndikohet më së shumti nga ky fenomen janë personat mbi 50 vjeç.

Duke marrë shkas nga vrasja e dyfishtë brenda familjes në Konispol, sociologia Binjaku shprehet se mungesa e besimit në institucioneve sjell në fatkeqësi.

Dhuna ndaj grave prej kohësh shihet si shqetësim në shoqërinë shqiptare. Ndërsa rastet më të shpeshta janë ato në zonat rurale.