Me VIDEO/ Ngjarja në Konispol, momenti kur ambulanca merr trupat e pajetë dhe historia e pabesueshme

Një krim i dyfishtë në familje tronditi vendin këtë mëngjes. Huso Islami 69 vjeç vrau me sëpatë bashkëshorten e tij, Shano Islami, 66 vjeçe rreth orës 07:00 të mëngjesit, në fshatin Shalës të Konispolit, gjatë një sherri në banesë.

Pas aktit të rëndë, ai dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, Klement Islami, rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë nga shkallët e banesës.

Si pasojë e dëmtimeve 69-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Sipas policisë, është arrestuar djali i familjes Klement Islami, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

HISTORIA SI NEPER FILMA

Me VIDEO/ Ngjarja në Konispol, momenti kur ambulanca merr trupat e
Pamje nga Konispoli

Historia e familjes Islamaj në fshatin Shalës të Sarandës është e denjë për filma. Drama e kësaj familjeje duket se e ka pikënisjen vite më parë.

Origjina e tyre është nga fshati Markat i Bashkisë Konispol, pak kilometra larg Shalësit. Huso Islamaj, 69 vjeç, i cili dyshohet se vrau bashkëshorten e tij me sëpatë në orët e para të mëngjesit, njihej si person problematik nga bashkëfshatarët e tij. Por me tepër se kaq, krimi i vrasjes duket se i ka rrënjët më të thella në këtë familje.

Babai i Huso Islamajt, i njohur në fshat si Xhevit Cene, është dyshuar më parë për të paktën tre vrasje.

Dhe të treja kanë qenë bashkëshortet e tij. Njërën nga bashkëshortet e ka vrarë duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën e ka vrarë duke e hedhur në pus, ndërsa tjetrën e ka mbytur në lumë, duke e çuar në tre numrin e viktimave.

Ai njihej si njeri shumë i dhunshëm në fshat, duke kryer edhe veprime shtazarake ndaj bashkëshorteve.