Aksident me vdekje në Vlorë

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë në zonën e Triportit.

Një makinë ka përplasur një motor, dhe për pasojë drejtuesi i motorit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Policia e cila ka mbërritur në vendin e aksidentit, ka nisur hetimet për shkaqet, ndërsa është shoqëruar shoferi i makinës.

Policia Vlorë/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Triportit”, automjeti me drejtues shtetasin N. P. është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. P., është shoqëruar në komisariat, për veprimet procedurale.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit.