Mbyllet votimi, Himara zgjedh kryetarin e ri! Myzyraj: Votuesit me ID të skaduar u kthyen mbrapsht. Ja çfarë po ndodh

Kur ka skaduar orari zyrtar i mbyllje së qendrave të votimit në Himarë, gazetari Isa Myzyraj na sjell informacionet e fundit lidhur me këtë proces.

Himara zgjedh sot kryetarin e ri të bashkisë mes Vangjel Tavos kandidati i mbështetur nga PS e kryeministrit Edi Rama dhe Petro Gjikuria i cili kandidon nën siglën  “Bashkë Fitojmë’  të partive opozitare, me në krye PD dhe PL, i propozuar dhe i mbështetur nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe të organizata minoritare OMONIA.

Vihet re një trend i lehtë në rritje në krahasim me zgjedhjet e kaluara të 14 majit 2023, rreth 3 % më i lartë se i votuesve që moren pjese ne zgjedhjet e vitit te kaluar.

"KQZ njoftoi se kanë votuar 8394 qytetarë me të drejtë vote deri në 18:00!", tha Myzyraj

Mbyllet votimi, Himara zgjedh kryetarin e ri! Myzyraj: Votuesit me ID të

Në këto momente raportohet se qëndra të ndryshme votimi kanë mbyllur procesin e votimit dhe kanë filluar përgatitjen për plotësimin e e materialeve zgjedhore.

Përfaqësuesit e opozitës që po ndjekin procesin në të gjithë qendrat e votimit të Himarës raportojnë për rastet të votuesve me karta identiteti të skaduara të cilët nuk janë lejuar të votojnë.

Po ashtu kanë ngritur pretendime për parregullsi të tjera, që nga shit-blerja e votave deri tek intimidimi dhe presionet ndaj votuesve.

Kandidati për kryetar Vangjel Tavo, votoi në Palasë ku bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive. ‘Askush nuk është mbi ligjin’ u shpreh Tavo sa i takon faktit që qytetarët me karta identiteti të skaduara s’u lejuan të votojnë.  Kandidati rival, Petro Gjikuria tha se ndryshe nga zgjedhjet e 14 majit, këtë vit trajtimi i qytetarëve në Himarë ka qenë i diferencuar.

Në total janë 36 qendra votimi në Himarë. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe mbyllen në 19:00. Janë raportuar vetëm 2 incidente. 

Më 14 majin e vitit 2023 në Himarë votuan 7821 persona, ose 34.27%, me Fredi Belerin që 3840 vota, vetëm 19 vota më shumë se rivali socialist Goro që mori Goro 3821 vota.

Mbyllet votimi, Himara zgjedh kryetarin e ri! Myzyraj: Votuesit me ID të