Korrupsioni dhe ndikimet ne drejtësi, SPAK pritet t'i shtrijë hetimet edhe tek ish magjistratët

Hetimi i Prokurorisë së Posacme që coi në pranga Aurel Zarkën dhe me masë sigurie të 3 bashkëpuntorët e tjerë, ka zbuluar edhe përfshirjen e njerëzve të tjerë të drejtësisë apo edhe ato që kanë dal nga sistemi në afera korruptive.

Burime për Ora News bëjnë më dije se në disa episode dalin edhe emra të prokurorëve dhe ish prokurorëve që kryesisht kanë shërbyer në akuzën e kryeqytetit. Madje një burim jo zyrtar thotë se gjatë bisedave flitet edhe për prokuror në Prokurorinë e Posacme.

Të dhënat e treguara nga burimi jo zyrtar tregojnë se oficeria e policisë gjyqësore, e cila ndodhet në arrati ishte ura lidhëse mes prokuroreve apo personave të përfshirë. Besohet se kjo strukture do të zhvilloje një hetim të plotë për të gjithë magjistratët e përmendur në biseda.

Hetimi sipas informacioneve jo zyrtare do të fillojë nga këqyrjet e vendimeve të dhena prej tyre. Sipas njoftimit të Spak, Aurel Zarka ka ndikuar në 4 dosje hetimore që dhe ka kryer 2 here korrupsion.

Nga njoftimi kuptohet se ndërhyrjet i ka pasur tek fraksionet e dosjes së Toyota Yaris