Basha: Shqipëria është një rrugë kalimi e trafikut të armëve që vijnë kryesisht nga Greqia dhe Serbia
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 1 Gusht 2024, 20:42
Ish-drejtori i burgjeve, Faik Basha në një intervistë në Ora News u shpreh se Shqipëria është një rrugë kalimi e trafikut të armëve që vijnë kryesisht nga Greqia dhe Serbia.
Basha: Është zhvilluar një operacion ku është kapur një sasi e konsiderueshme armësh, të cilat trafikohesin nga Shqipëria drejt BE-së dhe Britanisë së Madhe.
Dukshëm këto armë që janë përgatitur për tu trafikuar drejt BE-së, janë një lloj i ri trafikut të grupeve që kryejnë aktivitete kriminale në Shqipëri.
Shqipëria është një rrugë kalimi e trafikut të armëve që vijnë kryesisht nga Greqia dhe Serbia.
Kjo vjen si pasojë e forcimit të grupeve kriminale.
Kriminaliteti i lartë në një vend tregon dobësi të organeve ligjzbatuese.
