VIDEO/ Alarmohen banorët nga përhapja e zjarrit, digjet ish-reparti ushtarak në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Gusht 2024, 12:13
Një zjarr ka përfshirë ish-repartin ushtarak në Fier. Flakët kanë nisur nga kodrat e Mbyetit, ndërsa janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Sipas raportimeve në vendngjarje janë dëgjuar shpërthime fishekësh.
