Shumë urdhër-arreste dhe pak arrestime, Softa: Gjykata i liron nga burgu për t'i larguar, duke filluar nga Ervis Martinaj...
35 urdhër arreste ka lëshuar SPAK në kuadër të operacionit "Plumbi i artë" 2 ku rezulton se rol në disa ngjarje të rënda kriminale si dher vrasje e atentate kanë qenë të përfshirë edhe gjyqtarë dhe drejtues të policisë.
Ata kanë favorizuar grupet kriminale të cilët më pas kanë vijuar aktivitetin lirshëm.
Për të folur për këtë depërtim të krimit deri në strukturat e gjyqësorit apo edhe në nivelet më të larta të policisë, i ftuar në studione lajmeve "Ora News", ka qenë i ftuar eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.
"Ne kemi sot në kërkim shumë persona, të cilët janë emra të frikshëm, por ne i kemi pasur ato të ndaluar nga struktura policore. Ka qenë pikërisht policia e shtetit që i ka arrestuar, i ka çuar nëpërmjet prokurorisë në gjykatë dhe ka qenë pikërisht gjykata që i ka liruar ato, nga arrest me burg, në arrest shtëpie, për ti përgatitur për t'i larguar.
Fillojmë që nga Ervis Martinaj ishte në arrest me burg, u çua në arrest shtëpie dhe u largua nga arresti shtëpisë. Pastaj i shpallim në kërkim dhe kërkojmë ekstradime.
Pra ka qenë një gjyqësor, që deri diku ka çeduar, nuk ka funksionuar, ka qenë i korruptuar, elementë të gjyqësorit, pra persona të caktuar, që i kanë ndihmuar ata në ndryshimin e provave, në ndryshimin e fakteve, në zbutjnen e masës së sigurisë dhe sot ne themi që po ti kapim ata, ata do vijnë këtu.
Pra në qoftë se ne kemi një polici të shëndoshë, që policia e 2023 ka qenë në pozita shumë të mira pune dhe rezultatet e saj kanë qenë të dukshme.
Një punë e nisur nga SPAK, duket se është një institucion i vetëm që po lufton.", tha Softa.
