Brondby shumë i fortë për Llapin, ekipi kosovar eliminohet në turin e dytë të Conference League

Llapi është eleminuar që në turin e dytë kualifikues nga Conference League.

Klubi kosovar, pas disfatës 6-0 ndaj Brondby në ndeshjen e parë, sot barazoi 2-2 ndaj ekipit danez, rezultat ky i pamjaftueshëm për t’u kualifikuar më tej.

Gashijan kaloi në epërsi skuadrën e Batatatinës në pjesën e parë, por gëzimi zgjati pak, pasi mysafirët përmbysën llogaritë me Yeboah dhe Omoijuanfo.

Autogoli i Mikkelsen “vulosi” shifrat përfundimtare në 2-2.

Brondby merr kështu një biletë për në fazën tjetër, me synimin e vetëm, kualifikimin në fazën e grupeve.

Në krahun tjetër, te Llapi duhet të provojnë përsëri.