Partizani dhe Egnatia kërkojnë kualifikimin në turin e tretë të Conference League, ja formacionet zyrtare

Partizani kërkon sot përballë Iberia 1999 që të bëjë një përmbysje të rrallë për të kaluar në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Të kuqtë janë mundur me shifrat 2-0 në ndeshjen e parë në Gjeorgji dhe sot në “Elbasan Arena” synojnë që të kthejnë duelin në favorin e tyre.

Trajnerit Orges Shehi do i mungojnë elementë të rëndësishëm në mesfushë, pasi Murataj vazhdon të jetë i dëmtuar dhe nuk mund të aktivizohet, ndërsa Rrapaj u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë.

Kjo ka detyruar trajnerin të ndryshojë rreshtimin për aktivizimin e Mehmetit dhe Taipit nga minuta e parë.

Ndërkohë, ka lëvizje edhe në sulm me Zekën dhe Mba që e nisin nga minuta e parë sfidën e sotme.

Edhe Egnatia kërkon sot të sigurojë kualifikimin në turin e tretë të Ligës së Konferencës, për të vazhduar rrugëtimin që ka si objektiv kalimin në fazën në grupe të turneut.

Kampionët e Shqipërisë kanë mundur në transfertë me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë Vikingur, kampionen e Islandës dhe shpresojnë që të administrojnë e pse jo, thellojnë këtë avantazh të rëndësishëm të siguruar.

Rrogozhinasve u është kthyer në dispozicion Zejnullai, i cili ka mbaruar pezullimin pas ndeshjes në Ligën e Kampioneve kundër Borac Banja Luka.

Ai është i rreshtuar mes titullarëve sot, ndërsa e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Lushkjen i cili është ende në stol.

Partizani dhe Egnatia kërkojnë kualifikimin në turin e tretë

Partizani dhe Egnatia kërkojnë kualifikimin në turin e tretë