Chelsea marrëveshje me klubin anglez/ Lukaku refuzon, do Napolin
Romelu Lukaku do vetëm Antonio Conten.
Chelsea, klubi që zotëron kartonin e sulmuesit belg, ka arritur një marrëveshje me Aston Villan për kalimin e lojtarit në Birmingham.
Dhe drejtuesit e Chelseat po shtyjnë 31-vjeçarin të pranojë destinacionin Aston Villa.
Por ndryshe mendon sulmuesi, i cili ngulmon të ribashkohet me Antonio Conten te Napoli.
Lukaku kërkon me çdo kusht të punojë përsëri me trajnerin e tij të preferuar.
Edhe vetë Conte, i cili pritet të humbë shërbimet e Osimhen në ofensivë, u ka kërkuar drejtuesve blerjen e belgut.
Unai Emery e pret me padurim Lukakun në ekipin e tij, me Aston Villën që do të marrë pjesë në sezonin e ri në grupet e Champions League.
Por goleadori i njohur, i cili sezonin e kaluar ishte në huazim te verdhekuqtë e Romës, preferon rikthimin në Serie A.
Dhe shpreson që presidenca e Napolit të gjejë sa më shpejt gjuhën e përbashkët me “Blutë e Londrës” për ta transferuar në “Diego Maradona”.