SPAK-ut i shtohen edhe dy prokurorë, ja kush janë dy emrat që u miratuan nga KLP
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2024, 12:57
Miratimi me vota pro për Anita Jellën dhe Bledar Maksutin nga KLP ka plotësuar organikën e Prokurorisë së posacme me 20 prokuror.
Anita Jalla që mbante deri tani postin e drejtueses së Prokurorisë së Durrësit, dhe Bledar Maksuti, aktualisht prokuror në Tiranë prej ditës së neserme do të ulën në karrikën e Prokurorisw së posacme.
Para vendimit të emërimit të këtij të fundit, KLP vendosi dhe moscaktimin Ndini Tavanit për të shkuar në SPAK.
Ky vendim erdhi për shkak se komisioni i verifikimit pranë Prokurorisë së Posaçme në përbërje të të cilit janë edhe gjyqtar e përfaqësues të BKH-së, konstatoi se ai nuk plotësonte kushte e sigurisë.
