Shpërthimi me tritol ndaj biznesmenit në Kamëz, dënohet me burg Gjergj Cukali

Gjykata e Posaçme ka dënuar këtë të mërkurë Gjergj Cukalin me 25 vite burg lidhur me ngjarjen e shpërthimit me eksploziv ndaj biznesmenit Gjon Mena në Kamëz.

Vrasje në tentativë e Gjon Menës, shkatërrim prone me eksploziv, mbajtje arme e Grup i Strukturuar.

Gjergj Cukali u kërkua të dënohet me 25 vjet burgim; për vrasje në tentative të Artjan Bylyku, mbajtje arme e fishekë pa leje, shkatrrim prone me eksploziv në formën e Grupit te strukturuar kriminal.

I penduari i drejtësisë Enver Jamaku dënohet me 8 vite burg për futje sendesh në banesën e Edmond Saracit, kanosjes së avokatit Paulin Paplekaj dhe gjetjen të magazinuara të armëve luftarake në ambientet e Sokol Xhurës, si bashkëpunetor i të parëve në grup të strukturuar kriminal.

Edhe Jamaku u dënua me 8 vjet burg. Flor Abazi u dënua me 22 vjet, Blendi Deda 22 vjet, dhe Paris Prenga 21 vjet.

Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën për dosjen ndërsa çështja i kaloi për hetime, SPAK. Vëllezërit Jamaku, me statusin e dëshmitarit të drejtësisë kanë thënë se Cukali u ka premtuar dhënien e 30 mijë eurove, në këmbim që ai të vendoste tritolin në mjetin e biznesmenit Mena.