Kërkon lirimin me kusht/ Momenti kur me pranga në duar, Beleri hyn në gjykatën e Fierit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2024, 09:27
Sot, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, është paraqitur sërish Fredi Beleri për të kërkuar lirimin me kusht.
Dy seancat e mëparshme dështuan për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm. Beleri përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari, Gjyqtari i çështjes është Alfred Konomi, i cili do të shqyrtojë provat dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët.
