Kapri: Opozita shihet si pjesë e problemit, ka humbur besimin, ka bashkëpunuar me PS-në në kuvend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2024, 21:42
Përmes një intervistë me Ora News, Erald Kapri, gazetar tha se Opozita ndihet shumë e frustruar në këtë mandat të tretë që nuk kishte bërë vaki një gjë e tillë.
Kapri: Opozita ndihet shumë e frustruar në këtë mandat të tretë që nuk kishte bërë vaki një gjë e tillë. Sigurisht që opozita e vuan këtë pjesën e mungesës së protagonizmit dhe ishte një moment për të treguar ndasitë me mazhorancës. Pavarësisht zhurmës nuk është se solli ndonjë gjë të madhe.
Opozita fatkeqësisht, shihet si pjesë e problemi dhe që ka humbur besimin. Edhe para pak ditësh pamë një marrëveshje cinike për mbylljen e listave. Po ashtu pak muaj më parë kishim edhe marrëveshjen për amnistinë penale për të nxjerrë njerëz nga burgu.
