Presidenti dekretoi emrat e rinj të ministrave, zbardhet urdhri i Lindita Nikollës për mbledhjen e seancës së jashtëzakonshme

Pasi Presidenti Bajram Begaj dekretoi emrat e rinj të ministrave të kabinetit qeveritar, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka firmosur urdhrin për mbledhjen e seancës së jashtëzakonshme, e cila do të mbahet sot në orën 17:00. 

Kjo seancë e jashtëzakonshme parlamentare ka për qëllim votimin e dekreteve të Presidentit për ministrat e rinj, por edhe votimin e kryetares së re të Parlamentit, Elisa Spiropali, e cila u propozua nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS.

Spiropali do të zëvendësojë Lindita Nikollën, e cila dha dorëheqjen në seancën e fundit parlamentare.

Dokumenta bashkëngjitur