Zjarri dhe tymi i mbetjeve në Vlorë shkakton debat në Këshillin Bashkiak, opozita: Fatkeqësi politike

Zjarri dhe tymi që përfshiu për ditë me radhë Vlorën, solli debat edhe në këshillin bashkiak të qytetit.

Në raportim i pari i bashkisë tha se flakët u shuan dy herë në ditën e parë, por që rreth mesditës ishin më të forta

‘’Prezenca e letrës dhe plastikën e bëri thuajse të pamenaxhueshme vetëm nga stafi që kemi në bashki’’.

Përmbajtja e mbetjeve bëri që situate të mos përballohej me stafin e zjarrëfikësve të qytetit ndaj dhe u kërkua ndihma e emergjencave civile.

‘’Lufta ka vazhduar prej 3 ditësh. Dy ditët e para prezenca e tymit ka qenë shumë e madhe’’.

Ndotjen dhe pasojat për turizmin e pranoi si kreu i bashkisë dhe opozita

‘’Në pikun e sezonit turistik, Vlora është e mbuluar nga një gaz i dëmshëm për shëndetin’’.

Por opozitarët nuk pranojnë ta cilësojne fatkeqësi natyrore

‘’Kjo nuk është fatkeqësi natyrale. Kjo është fatkeqësi politike’’.

Kryebashkiaku theksoi se vengrumbullimi i ri është zgjidhja më e mirë, por vonesa e marrjes në dorëzim sipas tij vjen për shkaqe ligjore.

Por për opozitën gjithcka ka qenë në dorë të mazhorancës dhe dorëzimi në kohë do kishte shmangur ngjarjen duke paralajmëruar edhe padi në prokurori.

Tjetër ankesë opozitarët dhanë edhe për deklaratën e kryeministrit Rama, se nuk do të zhvillojë në Vlorë samitin e NATO-s.