Klevis Balliu: Ahmetaj dje faktoi kapjen e drejtësisë nga Rama, kjo qeveri është mbytur në llum
Shefi i organizimit të PD-së për Tiranë, Klevis Balliu shkruan në Facebook se zv. Kryeministri i Edi Ramës faktoi dje kapjen e drejtësisë në Shqipëri nga Edi Rama.
Sipas tij, sot duhet të kishin nisur hetimet urgjente ndaj Ramës, ndaj Ballukut, ndaj Veliajt por ato nuk nisin dot sepse drejtësia është e kapur.
Balliu: Zv. Kryeministri i Edi Ramës faktoi dje kapjen e drejtësisë në Shqipëri nga Edi Rama. Sot duhet të kishin nisur hetimet urgjente ndaj Ramës, ndaj Ballukut, ndaj Veliajt por ato nuk nisin dot sepse drejtësia është e kapur.
6 miliard euro tendera Veliaj pa lejet e ndërtimit, 10 miliard euro tendera Balluku dhe këtu nuk hetohet askush, nuk dënohet askush përveç disa mjeranëve që paguhen për të bërë burgun e të tjerëve. Kjo qeveri është mbytur në llum, por nëse nuk e largojmë llumi i tyre do mbysë qytetarët. Të ngrihemi sa nuk është vonë.
