Video e frikshme, zjarrfikësit në rrezik në Shëngjin, rrethohen nga flakët në pak sekonda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2024, 21:03
Një video me të vërtetë e frikshme tregon qartë rreziku me të cilin po përballen zjarrfikësit në zonën e Shëngjinit të cilët prej 4 ditësh janë në një beteje, që nuk po sheh ende dritë të bardhë në fund, por vetëm përkeqësim.
Në pamje shihen zjarrfikësit shumë pranë një zone me shkurre, të cilat marrin flakë në pak sekonda me një shpejtësi të skëterrshme duke vënë në rrezik jetën e tyre.
Situata në Shëngjin paraqitet alarmante, ku qindra turistë janë evakuuar, teksa në ndihmë kanë shkuar dhe dy avionë Canadair të mbrojtjes civile evropiane.