Ndodh sërish/ Po punonte në një pallat në ndërtim, bie nga lartësia dhe humb jetën 58-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2024, 15:49
Një 58-vjeçar me inicialet A. Sh., ka ndërruar jetë në Tiranë pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim ku dhe po punonte.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Liqenit të Thatë. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
"Më datë 30.07.2024, rreth orës 13:20, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. Sh., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes" - njofton policia.