Zjarri në Shëngjin, Gjekmarkaj: Të apelohet për ndihmë tek vendet fqinje
Nënkryetari i Kuvendit, Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në një deklaratë për mediat, tha sot se strukturat shtetërore kanë munguar në mënaxhimin e situatës së zjarrit në zonën e Shëngjinit. Sipas tij, për të mënjanuar përshkallëizimin e situatës, duhet të apelohet për ndihmë tek vendet fqinje.
Gjekmarkaj, në deklaratën e dhënë për mediat, nga oborri i Kuvendit, në përfundim të seancës plenare ku u votuan ndryshimet në kabinetin qeveritarë, tha se situata në Shëngjin është dramatike.
“Është në rrezik jeta e njerëzve, prona e tyre, miliona euro investim dhe mbi të gjitha gjendja shpirtërore nga rreziku i madh. Kam tre ditë që përpiqem të sensibilizoi qeverinë, pushtetin lokal për të ndërhyrë, nuk është marrë seriozisht”, u shpreh Gjekmarkaj.
“I bëjë apel Kyeministrit, ministrit të Brendshëm, ministrit të Mbrojtjes të apelojnë tek vendet fqinjë për mjete ajrore dhe të tjera mjete ndihmëse për të ndërhyrë dhe për të ndalur zjarrin, që qytetarët e Shëngjinit dhe zonave të prekura t’i rikthehet ziguria. Shteti është ende i munguar në këtë fakteqësi natyrore, apo që mund të ketë dhe dorë njeriu pas, por s’dua ta mendoj këtë skenar makabër”, përfundoi Gjekmarkaj.
