Rupi: Rama kur ka qeveria suksese thotë UNË, por kur ka skandale e merr vesh i fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2024, 22:17
Në “Drejt” nga Luan Rama, Marseli Rupi nga Nisma Thurja tha se Rama kur vjen puna tek sukseset e qeverisë i merr ai meritat, por jo për skandalet.
Rupi: Rama nuk thotë emrat, por dihet se kë do të heqë dhe ndërroi. Më kujtoi ato videot amatore në fushatë që u fliste me zë të lartë dhe u thotë sa u kapën atje. Është një lojë për ne, për të na thënë se nuk çfarë bëjnë ata afër tij dhe i heq, është vetë skandal.
Të thuash se luajtëm për disa gjëra të vogla. E ka thënë se firmos pa parë gjë. Kur ka sukses e thotë se është ai që i drejton, se kanë fatin për të ecur pas tij. Ndërsa kur ka skandale më shpejt e marr vesh unë në shtëpi sesa Rama kryeministër.
