Maho: Rama e poshtëroi Ballën me heqjen e postit, s’kishte nevojë të tregonte se kontrollon partinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2024, 22:00
Në “Drejt” nga Luan Rama, gazetari Armand Maho tha se me ndryshimet në qeveri Rama nuk kishte pse të tregonte se e ka nën kontroll partinë e tij.
Maho: Rama nëse e bën për të treguar kontrollin në parti, duhet të ketë probleme psikike, sepse ka në kontroll çdo gjë. Ndryshimet në qeveri i duartrokisnin sikur ishin në kongresin e PPSh-së. Dukeshin si një tufë manekinësh.
Më habiti trajtimi që i vëri Taulant Ballës sepse e poshtëroi. E vuri në atë post para një viti. Nuk është se ka pasur ndonjë vërejtje. Ishte një poshtërim, sepse Rama nuk ka pasur ndonjë afeksion ndaj Taulant Ballës, pavarësisht natyrës së tij.