Dedaj: Ndryshimet në qeveri pa logjikë, Rama shkarkoi dhe emëroi veten si lider autoritar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2024, 21:36
Në një intervistë për Ora News, gazetari Reldar Dedaj tha se ndryshimet në qeveri ishin të papritura dhe se ju dukën zëvendësime pa logjike.
Dedaj: Ndryshimet në qeveri ishin të papritura, mua mu dukën zëvendësime pa logjike. Ishte e nevojshme për një ndryshim, por nuk kishin logjikë. Sikurse qarkulloi me humor, Rama pushoi veten dhe emëroi veten, pasi tregoi pushtetin e tij autoritar.
Çdo detaj i atij kongresi ishte figura e Ramës në thelbin e gjithë organizimit, dhe e tregon vendin në një stad ku nuk ka më forca emancipuese në parti. Shoqëritë e emancipuara luftojnë për të ndërtuar demokraci dhe mungesa e saj në parti, reflektohet edhe në qeveri.